Morati: Inter-Juve? Sikur u kthyem pas në histori…

 

Ish-presidenti zikaltër: Viktimë e disa situatave të çuditshme. Prisja të ndryshonte diçka me Pjaniç, por nuk ndodhi. Megjithatë, janë këto ndeshje që të bëjnë edhe më shumë interist

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur me rastin e një eventi kundër tumorit në Miano. Ai është ndalur te disa tema, por që sigurisht më interesantja është ajo që ka të bëjë me polemikat e ngritura post-Inter-Juventus… “Për shumë interistë ishte një rikthim në të shkuarën, për pak je ndjerë i përfshirë sërish në historinë e njëherë e një kohe. Në faktin që je viktimë e disa situatave të çuditshme. Ndeshje si ajo e të shtunës të bëjnë që të jesh edhe më shumë internist. Ishte heroike të mbaje ndeshjen të hapur deri në minutën e 85, madje duke fituar, ndaj mund të ishte bërë edhe për 5 minuta të tjera”.

Var – “Besoj se është i rëndësishëm, sepse heq çdo dyshim. E drejtë futja e tij, është parë në ndeshjet e Champions që një ndeshje pa VAR të heq diçka. Megjithatë, pas VAR-it qëndron një tjetër person që gjithashtu mund të shohë gjërat në mënyrën e tij”.

Pjaniç – “Më dukej se në çdo moment, do të vinte risia e madhe, ajo që nuk pritej, por në fakt nuk erdhi. Kartoni i dytë i munguar? Pjaniç ishte pjesë e asaj lufte që ishte në fushë. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë”.

Rrëfimi – Diçka edhe për presidencën e tij: “Shitjet, ndonjëherë, i bën sepse duhet t’i bësh. Blerja që do të kisha dashur është Kantona, ashtu si të gjithë e dinë, ndaj do të kishim fituar menjëherë. Një gabim i imi ishte që nuk i vura shumë rëndësi repartit të mbrojtje. Mora shumë premtues, por duheshin ekspertë. Kur morëm Samuelin shkoi gjithçka në rregull”.

Gëzimi – Gëzimi më i madh zikaltër? “Duke përfshirë edhe babain tim, them Kupa e Kampionëve e fituar në Vjenë dhe Champions në Madrid”. Zhgënjimi? “Sigurisht, sfida me Lacion e 5 majit 2002”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online