Monza ka nisur nga puna për goditjet në merkato. Galiani ka kryer transferime cilsore deri më tani, duke firmosur me Ranokian, Pesinën, Sensin, Kranjon, Karbonin dhe Birindelin. Ndërkohe administratori i bardhekuqve do të zhvillojë sot një takim me drejtorin sportiv të Romës për transferimin e Vijarit. Gjithashtu për sulmin kanë nisur negociatat edhe me Petanjën e Napolit.
Por Galiani nuk dëshiron të ndalet me kaq. Italiani kërkon të ketë siguri edhe në prapavijë dhe ka piketuar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Emri i Berat Gjimshitit përfundon në bllokun e shënimeve të Adriano Galianit, i cili në ditët në vazhdim mund të provojë ta bindë për të lënë Atalantën dhe t’i bashkohet Monzës së tij./Sport Ekspres/