Trajneri i Milanit: E dinim rrezikun dhe i kuptoj mediat dhe kritikat për skuadrën time. Megjithatë, mbetem optimist për objektivin
Pak qetësi për Vinçenco Montelën. Trajneri kuqezi ka marrë çmimin “Lidholm”, që jepet për vlerat e ndershmërisë dhe korrektësisë. E pamundur që të mos flitet, gjithsesi, për momentin e Milanit dhe të stolit të tij që është në rrezik, në rast humbjeje të derbit. “Jam optimist, ecuria është një malore dhe kjo është normale. Nuk më shqetësojnë oshilacionet dhe njoh rreziqet e profesionit”. Ndërsa, për derbin, ai ka thënë: “E kemi mendjen dhe idetë te ajo ndeshje”.
HUMBJET – Humbjet e tij radhazi me Sampdorian dhe Romën kanë bërë që stoli i tij të lëvizë në mënyrë të dukshme, teksa, në rast të një humbjeje me Interin, Montela mund të shkarkohet. “Oshilacionet në këtë zanat kanë ekzistuar gjithnjë, por nuk më shqetësojnë. Unë stërvis një skuadër si Milani dhe rreziqet e këtyre zërave janë më të mëdha. Por koka dhe idetë e mia janë tashmë te ndeshja me Interin. Ky është një profesion i bukur dhe mësohesh me të çdo ditë”.
KRITIKAT – Pas merkatos verore të shumtë ishin ata që prisnin një Milan kompetitiv që nga fillimi. “Sulmi ndaj nesh është i justifikuar, e dinim që mediatikisht do të kishte qenë kështu. Rrugëtimi ynë duhet të na çojë te arritja e objektivit të vendit të katërt. Jemi larg tij, por nuk duhet të kondicionohemi shumë nga kritikat. Rruga është malore, por mbetem optimist se do ia dalim. Duhet kohë dhe jemi të parët që pretendojmë të bëjmë sa më mirë”. Hapi i radhës do të jetë një përgatitës atletik. “Po velrësoj se kush mund të jetë zgjedhja më e mirë”.