Montela sheh “fundin e tunelit”

0

Trajneri mbron ekipin: U goditëm nga episodet dhe cinizmi i Interit. Ikardi, gola çmenduri. U treguam naivë por nuk kemi kohë të hidhërohemi, duhet punë

Vinçenco Montela vazhdon të ruajë buzëqeshjen… E çuditshme, por e vërtetë, edhe pas një tjetër humbje të pësuar, e treta radhazi. “Sigurisht, pengu më i madh është rezultati. Kam riparë shpirtin dhe cilësitë që më pëlqejnë shumë, pasi krijuam raste dhe na mungoi cinizmi që në krahun tjetër patën. E perceptoja në ajër kthesën, ende nuk erdhi suksesi, por me këto paraqitje, pra nëse luajmë si në pjesën e dytë, nuk do të humbasim më. Pashë dëshirën për të reaguar dhe të luajmë si Milan, por nuk mjaftoi. Futbolli është kështu, shpesh të dërgon në shtëpi me shumë hidhërim, por nuk kemi kohë, duhet të mendojmë për të enjten që tani”.

Sa i përket golave të pësuar: “Nuk është në normë, por edhe sonte, në 3 episode pësuam po kaq gola. Nuk lejojmë shumë, por te goli i parë, edhe 50 metra larg portës, e pësojmë. Duhet të punojmë mjaft fort”. Mbi Suson dhe Bonaventurën: “Paraqitje e shkëlqyer e të dyve, por nuk mjaftoi. Janë futbollistë të mëdhenj, të rëndësishëm. Suson do ta llogaris edhe si mesfushor, mund të jetë alternativë”.

Sakaq, diçka edhe për penalltinë: “Nuk dua të flas, pranoj gabimin e arbitrit nëse ishte. Një futboll për të rënë në tokë duhet të preket në një mënyrë të caktuar. Besoj se D’Ambrozio u tregua i zoti. Prisja këto vështirësi, ndoshta të luanim më pak mirë dhe të kishim disa pikë më shumë, do të thotë që do ta kemi më malore. Pjesa e dytë, ndryshe nga e para? Nuk mund të mendojmë të luajmë njësoj të dy pjesët, vetëm Napoli ka këtë vazhdimësi”.

Përqendrimi – “Pata vizionin që pësuam gol në mënyrë naive, Interi ka cilësinë e lëvizjes së fundit, goli i Ikardit është çmenduri, i një aftësie të jashtëzakonshme. Renditja? Nuk është rënie për ne, kemi bindjen dhe forcën për t’u ringritur”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.