Fasone konfirmon Montelën: Duhet kohë, kemi potencial!

“Champions mbetet objektiv, por nëse nuk e arrijmë nuk është dramë, vetëm se shtyhet projekti”

I intervistuar nga Premium Sport, Marko Fasone komenton kështu humbjen në derbi: “Të vjen keq që të humbësh një derbi në këtë mënyrë, por sidomos pas një pjese të dytë kështu. Kam riparo penalltinë dhe nuk dua ta komentoj fare. Nëse e vërshëlleu, do të thotë që ishte. Ishte një naivitet i yni”. Mbi paraqitjen e Milanit: “Pjesa e parë ishte e shëmtuar. Në pjesën e dytë, kemi zhvilluar ne ndeshjen, duke pësuar 2-1 në momentin më të mirë dhe kur krijuam mjaft raste. Duhet të rinisemi nga kjo pjesë e dytë, nuk duhet të dorëzohemi apo ulim kokën, por që nga e enjta të tregojmë veten”.

Mbi Milanin: “Duhet kohë, shihet potenciali që kemi në këtë skuadër. Të shohësh renditjen ndihesh keq, por kemi kohë për të rikuperuar”. Sa i përket Montelës: “Do të isha i marrë nëse do të thoja që prisja të humbisja 4 ndeshje nga 8. Duhet kohë, në futboll gjërat ndërtohen me kohë. Sinjalet janë shpresëdhënëse dhe inkurajuese”.

Champions – Fasone ka folur edhe për objektivin Champions që largohet: “Objektivi është ai, kanë kaluar tetë javë. Kishim bindjen se faza e parë e kampionatit do të ishte e vështirë, objektivi mbetet ai, edhe pse jemi në vend të dhjetë. Do të ishte e shëmtuar dhe aspak në të mirën tonë, pasi do të shtynim edh enjë vit projektin e klubit, por nuk do të ishte dramë. Duhet të shtynim planet, por pres  majin për të folur. Më duket se gjërat vijnë duke u ndërtuar, ndoshta më ngadalë nga sa e prisnim. Ishim ndoshta shumë optimistë, por jam i bindur që do t’ia dalim”.

Bonuçi – Në fund, Fasone ka dalë edhe në mbrojtje të Bonuçit: “Eshtë luftëtar që dëshiron përgjegjësitë, jemi përpjekur që të bëjmë grup brenda të cilit të kishte miks eksperiencash. Kemi kompletuar organikën me Bilia, Bonuçi dhe Kaliniç. Leo jeton mirë me përgjegjësitë, gjendet në një grup të ri, me trajner të ri, por është kampionat. Do të duhet edhe pak dhe do të shohim Leon e vërtetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online