Montela: Po gjej veshjen më të bukur për Milanin!

0

 

Trajneri: Kam një gardërobë të re dhe me veshje të bukura, ndaj jam duke kërkuar, por loja është në rritje, vetëm rezultatet mungojnë. Bonuçi? Mendoj se janë rastësi gabimet që i kanë ndodhur

Të kthehet faqe… Është ky slogani te Milani, që përgatitet për Europa League, “habitati natyral” i Milanit. Megjithatë, edhe pse situata nuk është nga më të mirat, trajneri Vinçenco Montela ka besimin e klubit.  Pas humbjes ndaj Interit u përfol shumë se Vinçenzo Montela do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Milanit. Por, duket se këto kanë qenë zëra të pavërtetë. Dje, drejtuesit kuqezi, Marko Fasone dhe Mirabeli, kanë vizituar Milanelon, duke i shfaqur përkrahjen e nevojshme trajnerit, që e ka përsëritur edhe në konferencën për shtyp se ky Milan është në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do të vijë edhe kthesa e madhe: “Kam një gardërobë plot me rroba të bukura, por po përpiqem që të veshim më të bukurën…

Dhe, do ta gjej më të bukurën! Jam optimist për të ardhmen. Si ndaj Romës, ashtu edhe me Interin, meritonim të paktën 1 pikë, por pësuam dy humbje. Po ndëshkohemi në të gjitha episodet e mundshme që na ndodhin. Bonuçi? Nuk ka asnjë faj. Ndoshta, po kthehet ai problemi, por nuk është ashtu. i kanë ndodhur të gjitha episodet kundër, edhe kur skuadra gabon, faji bie mbi të. Uroj të jetë thjesht rastisi. Kutrone? Eshtë rritur shumë dhe më pëlqen. Na ka befasuar të gjithëve. AEK? Skuadër cinike dhe dinamike, duhet të zhvillojmë një ndeshje të bukur”. Duke folur sërish për katër humbjet  në kampionat, u shpreh: “Mendoj se me rezultatet jemi mbrapa, por me lojën jemi përpara. Sigurisht disa humbje janë faji im (flet për Lacion dhe Sampdorian). Duhet të vendosim në fushë më shumë egërsi dhe do t’ia dalim. Europa? Eshtë habitati ynë i vërtetë dhe duam të bëjmë sa më mirë”.

Milani ndaj AEK-ut (3-5-2)

Donaruma

Musakio Bonuçi Rodriguez

Borini Montolivo Lokateli Çalhanoglu Kalabria

Kutrone Silva

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.