Moldavia pret Kosovën në Itali, zyrtari i Federatës: Donim të luanim në Udine, Italia refuzoi për shkak të Serbisë

Kosova do të luajë në 4 shtator kundër Moldavisë. Një ndeshje që çuditërisht luhet në transfertë nga të dyja ekipet. Moldavia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur dhe për këtë arsye takimi do të luhet në një terren neutral, në Itali. Zëvendës presidenti i Federatës Moldave të Futbollit, Hincu, ka folur më tepër rreth organizimit të kësaj ndeshjeje.

Ai zbulon se ideja e tij ishte të luhej në Udine, por ka qenë Italia ajo që e ka rrëzuar këtë mundësi, duke qenë se është pranë Serbisë dhe mund të sillte probleme. Në këtë mënyrë, është parë e arsyeshme që takimi të zhvilloet në Parma.

“Në të vërtetë, është hera e parë që ne, si nikoqirë, të luajmë jashtë vendit, duke pasur parasysh që marrëdhëniet midis Moldavisë dhe Kosovës janë specifike, ne nuk e njohim shtetin e Kosovës si një subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare. Përkatësisht, ne nuk mund ta prisnim ekipin kombëtar të Kosovës në Republikën e Moldavisë dhe duhej të kërkonim një terren neutral. Vërtet dëshironim të luanim në Rumani, por fqinjët tanë nuk e njohën shtetin e Kosovës ndërkombëtarisht.

Pastaj vendosëm të organizonim ndeshjen në Republikën Italiane, një vend ku kemi një diasporë shumë të madhe. Ne e morëm parasysh këtë dhe shpresuam që situata pandemike të ndryshonte dhe të ishim në gjendje të luanim me spektatorë në tribuna. Dëshironim të kishim shumë bashkëatdhetarë në tribuna, por fatkeqësisht do të luajmë pa spektatorë.

Unë po kërkoja një qytet ku diaspora jonë është e përqendruar dhe ndodhet më afër Sllovenisë në rast të ndeshjes tjetër në Ljubljana, në mënyrë që të shmangim shpenzimet shtesë të fluturimit. Fillimisht kemi menduar ta luajmë këtë ndeshje në Udine, një qytet ku jetojnë shumë moldavë. Por autoritetet italiane janë shprehur kundër idesë, duke qenë se Udine është afër Serbisë dhe mund të sillte probleme“, ka deklaruar Hincu./Halit Delibashi-Sport  Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online