Moise Nkounkou është federuar me skuadrën kongoleze “Diables Noirs”, ose “Djajtë e zinj”. Lajmi konfirmohet nga mediat kongoleze. Dje skuadra kombëtare e Moisesë ka zbuluar listën e të grumbulluarve për eliminatoret e Kupës së Afrikës dhe kongolezi renditet si futbollist i një skuadre kongoleze dhe jo i Tiranës. Aktualisht bardheblutë pretendojnë se Moise është lojtari i tyre. Moise ishte titullar fiks sezonin 2016-2017, duke luajtur 32 ndeshje, 2267 minuta në Superiore, por shënoi vetëm një gol dhe nuk është se kishte ndonjë diferencë të madhe me lojtarët e tjerë bardheblu, edhe pse erdhi me bujë dhe u konsiderua një investim madhor, duke parë moshën e tij shumë të re.
Çuditërisht, te Kongo Moise është titullar fiks. Megjithatë, vetëm Moise ka kërkuar të largohet dhe Tirana e pengoi, me kushtin e vetëm që të paguante 50 mijë euro, si penalitet, pasi kontrata e tij ishte afatgjatë. Ky 50 mijë eurosh ka çuar palët në një mosmarrëveshje që thuhet se do të zgjidhet nga FIFA, ndonëse Moise rezulton i federuar me një ekip në Kenia.