Modriç simboli i Kroacisë, Topi i Artë nuk është më tabu

Statistika të pabesueshme për kroatin: i treti në Botëror për raste të krijuara, i pari për topa të rikuperuar. Dy gola e një asist, po nëse Kroacia del kampione bote?

Një ndeshje madhështore për Luka Modriç, por thjesht rutinë për yllin e Real Madridit. Në fund, qetësi dhe fat, me topin që preku dy shtyllat para se të prehej në rrjetë. Një karambol që Zoti e çoi në rrjetë, si për të nderuar një gjeni të futbollit, nga ata që magjepsin kur kanë topin dhe që bëjnë njerëzit ta vlerësojnë futbollin si art.

Kampion Europe e bote te Reali, tashmë me një ëndërr të madhe në kombëtare, duke shënuar penallti të rëndësishme, pa u dorëzuar, as pas penalltisë së mallkuar që humbi në fundin e shtesave ndaj Danimarkës.

Shtesat i janë bërë makth Modriçit, i cili në minutën e 116-të kundër Danimarkës humbi penallti, ndërsa në minutën e 115-të mbrëmë pa Rusinë të barazonte, pak minuta pasi Vida kishte shënuar për Kroacinë, nga një kros i Modriçit. Mesfushori është ylli i madh i Kroacisë, nuk mungon kurrë, as kundër Kroacisë, kur kualifikimi ishte i siguruar.

Në një Botëror ku dështuan Mesi e Ronaldo, pyetja e madhe është: kush do ta fitojë Topin e Artë? Pikërisht Modriç mund t’i fitojë të gjitha, Botëror e Top të Artë. Përpara është gjysmëfinalja kundër Anglisë, me një ëndërr të madhe për gjithë popullin kroat.

NJË HAKMARRJE EDHE PËR INIESTËN

A do ta meritonte Topin e Artë Modriç? Nëse fiton Botërorin, pa dyshim, duke parë atë që bën për Kroacinë dhe Realin, ku ka pasur merita të mëdha në 4 Champions fituar nga Los Blancos. Sezoni aktual është fantastik: 43 ndeshje, 2 gola e 8 asiste për Realin, ku është thelbësor, ashtu si te Kroacia, ku Daliç i ka dhënë çelësat e ekipit, duke e lënë të lirë të vrapojë ku të dëshirojë dhe të krijojë gjithçka: 102 pasime (rekord për çdo kroat në histori), 87.3% të pasimeve të sakta, 8 driblime, 4 pasime vendimtare, 15 rikuperime topi (vetëm Marselo e ka arritur këtë shifër në këtë Kupë Bote), 1 asist dhe një penallti e shënuar në fund, të gjithë këto ndaj Rusisë mbrëmë.

Kroacia ëndërron diçka të madhe, të pamundur për shumë njerëz, ndërsa France Football ka shansin të rregullojë një gabim historik, që e pranoi vetëm në prill: “Na fal Don Andres, në vitin 2010 Topin e Artë e meritoje ti”. Andres Iniesta nuk e fitoi kurrë Topin e Artë që meritonte, ndoshta tashmë do të gëzojë edhe ai për Modriçin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online