“Modestia e Kristiano Ronaldos”! Shkon në stërvitje me Lamborghini Urus, më e lira që ka në zotërim

Kristiano Ronaldo ka kryer seancën e plotë stërvitore te Manchester United dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës të djajve të kuq ndaj Neëcastle. Vëmendje të madhe ka tërhequr edhe makina që ka zgjedhur portugezi për të shkuar në stërvitje. Bëhej fjalë për mjetin e tij Lamborgini Urus që kap vlerën e 200.000 eurove.

Për t’u vlerësuar modestia e Ronaldos, megjithëse së shpejti pritet që rrugët e Mançesterit të shohin Bugatti, Ferrari dhe Rolls Royce. Makina më e shtrenjtë që zotëron portugezi është Bugatti Centodieci me vlerë 10 milionë euro. Duke e njohur dashurinë e madhe të Ronaldos për makinat luksoze dhe të shtrenjta, Lamborghini Urus është më pak e kushtueshmja që ka në zotërim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *