Nuk kërkojnë asgjë më shumë, por çfarë meritojnë! Besnikët e Kombëtares, sot dëshmohet se kush shkon në stadium për Harry Kane dhe Lewandowski

Në mbrëmjen e sotme Shqipëria do të përballet ndaj San Marinos, atje ku tre pikët janë të detyruara për kuqezinjtë. Kombëtarja i ka rritur së tepërmi shpresat për t’u kualifikuar në Botëror pas fitores së arritur me Hungarinë në shifrat 1-0, atje ku Armando Broja rezultoi si hero. TKZ ishte sërish aty për të dëshmuar besnikërinë e madhe karshi Kombëtares, së bashku me Plisat.

Por këtë herë Shqipëria ka nevojë sërish për mbështetje. Nuk kërkojnë asgjë më shumë, por çfarë meritojnë me atë që kanë treguar në fushën e lojës. Fundja tifozët e vërtetë të Kombëtares nuk shkojnë në stadium për të ndjekur Harry Kane apo Leëandoësk-in, por për t’i dhënë zemër djemëve tanë.

Ndërkohë një fitore ka të njëjtën vlerë, tre pikët. Për këtë arsye tifozët duhet të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit që të duartrokasin dhe t’i japin më shumë zemër futbollitëve, fundja edhe si një falënderim për mënyrën sesi luftuan deri në momentin e fundit ndaj Hungarisë. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se ndeshjet e ardhshme nuk do të jenë shumë larg, në tetor do të zhvillohen, e për këtë arsye te Kombëtarja duhet të funksionojmë si një trup i vetëm me lojtarin e 12, edhe sikur të luajmë me kundërshtarin më modest në botë. Nëse zgjedhim braktisjen sot duke nënvlerësuar dukshëm rivalin, atëherë nuk mund të kritikojmë lojtarë të caktuar për mendjemadhësi në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online