“Jemi bërë si Finlanda e Litmanen”! Në Poloni nuk i ndalin kritikat për lojtarët e tyre: Kemi 10 të panjohur dhe Robert Lewandowski

Në Poloni nuk po e shijojnë shumë spektaklin e ofruar nga Robert Leëandoëski. Në këtë vend janë të ndërgjegjshëm se pa yllin e Bayern Munchen, Kombëtarja e tyre do të merrte shumë rezultate negative dhe do të ishte asgjë në arenën e futbollit europian dhe botëror. Së fundmi është Grzegorz Mielcarski që ka kritikuar futbollistët para ndeshjes me Anglinë.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse Polonia nuk arrin dot që të fitojë ndaj rivalëve që renditen mes më të mirëve. “Kombëtarja jonë është e rrezikshme si Finlanda e kohës s Jari Litmanen. Sot nuk e mban mend askush se kush luante me Litmanen te Finlanda në ato kohë. Atje ishte vetëm Litmanen dhe dhjetë të panjohur. Një gjë e tillë është te ne me Leëandoëski. Është drejtuesi i ekipit, qendërmbrojtësi, sulmuesi qendror, anësor sipas nevojë. Ai bën pesë punë. Kjo ndihmon shokët e ekipit, por Polonia kthehet në ekip të parashikueshëm”, u shpreh ish-futbollisti polak. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online