Mjeku i Brazilit konfirmon: Nejmar, 3 muaj jashtë

PSG shpenzoi 222 milionë euro verën e shkuar për t’i rrëmbyer Nejmarin Barcelonës, me synimin e vetëm 1ë të fitonte Champions League. Tani, misioni për triumf në Europë do të vazhdojë pa brazilianin, i cili u dëmtua në ndeshjen e kampionatit kundër Marsejës dhe duket se e ka mbyllur sezonin.

Mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar, është në Francë, pasi është ai i përzgjedhuri i Nejmarit për ndjekjen e riaftësimit, ndërsa ka ardhur ‘bomba’ për PSG-në: “Bëhet fjalë për një frakturë serioze, Nejmari do të operohet të shtunën në mëngjes në Belo Horizonte, por faza e riaftësimit zgjat nga 2 deri në 3 muaj”.

Deklaratë që i vë kapak një historie të çuditshme, me PSG-në, që e minimizoi shkallën e dëmtimit, aq sa trajneri Unai Emeri shpresonte ta kishte në fushë Nejmarin javën e ardhshme, kundër Realit.

Tani synimi i Brazilit është ta riaftësojë yllin e vet për Kupën e Botës, që nis në qershor. Pikërisht kjo duket pika që ka krijuar debat mes PSG-së dhe stafit të Nejmarit, sepse klubi francez dyshon se tashmë Nejmar mendon vetëm për të qenë në maksimum për në Botëror dhe nuk ka ndërmend të bëjë asnjë sakrificë.

EMERI – I hidhëruar trajneri i PSG-së, Unai Emeri: “Operacioni u vendos pasi folëm me Brazilin. Vendim i vështirë, sepse ekzistonin pak shanse që të luante. Edhe për faktin se Guedes, për shembull, ka luajtur duke pasur të njëjtin dëmtim, para se të operohej”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online