Futboll i çmendur, Zidan e Konte paguhen më pak se… Kanavaro!

Fabio Kanavaro u shpall kampion bote si futbollist në vitin 2006, ka qenë i jashtëzakonshëm në fushë, por duket se edhe si trajner nuk është aspak i keq. Nuk e kemi fjalën për rezultatet sportive, sepse ato kalojnë në plan të dytë kur je një trajner fillestar që punon në kampionatin kinez, me gjithë respektin.

Çfarë ka më shumë Kanavaro se Arsen Venger, Zinedin Zidan, Jyrgen Klop dhe Antonio Konte? Në teori është goxha inferior, në praktikë… një superpagë që e bën ndër trajnerët më të pasur në botë!

Plot 12 milionë euro merr trajneri i Guangzhusë, duke qenë i katërti në botë, pas Marçelo Lipit, që merr 20 milionë euro në vit si trajner i Kinës, Pep Guardiolës dhe Zhoze Murinjos.

Kanavaro e la futbollin e luajtur në vitin 2011 dhe nisi karrierën e trajnerit dy vite më vonë, duke drejtuar pak muaj Guangzhunë, para se të pushohej nga puna në qershor 2015. Pas një periudhe të shkurtër tek Al Nasr në Arabinë Saudite, Kanavaro u kthye në Kinë dhe ngjiti Tianxhin Kuanxhianin në Superligë. Të njëjtën skuadër e çoi edhe në Champions League të Azisë, para se të largohej në nëntor të vitit të shkuar, për t’u kthyer te Guangzhuja.

Më i paguari në Kinë, Kanavaro lë pasManuel Pelegrinin (Hebei Fortune) dhe Fabio Kapelon (Xhiangsu Suning), të cilt marrin nga 10 milionë euro në vit. Paulo Soza i Tianxhinit dhe Roxzher Shmit i Beixhing Guoanit marrin “kacidhe”, 6 milionë euro secili, por që janë më shumë se ç’merr Diego Simeone tek Atletiko, sa për të bërë një krahasim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online