Mjekët i thanë ish-trajnerit të Barcelonës edhe vitet e jetës që i kanë mbetur, Juan Carlos: Nuk kam frikë!

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja atje ku ish-trajneri i Barcelonës, Juan Carlos Unzue është diagnostikuar me Sklerozë Anësore Amyotrofike. Kjo lloj sëmundje prek sistemin qendror dhe shkon deri në paralizë. Mjekët i kanë thënë figurës së njohur të futbollit në Spanjë se i kanë mbetur edhe 4 vite jete, në rastin më të mirë.

Juan Carlos Unzue ka qenë ndihmës trajneri i Enrikues te Barcelona, ndërsa më vonë ka marrë drejtimin e Celta Vigos dhe Gironas. I pranishëm në konferencën e sotme, që nisi në orën 13:00, tekniku spanjoll është shprehur: “Këtu janë 4000 njerëz në Spanjë që kanë të njëjtën sëmundje dhe çdo ditë na bashkohen pacientë të tjerë. Ne kemi humbur kaq shumë persona për shkakun e kësaj sëmundje. Unë nuk jam i mërzitur dhe nuk do të kem frikë për atë që do të ndodhë, do t’i përgjigjem me forcën time të plotë”, tha Juan Carlos Unzue. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *