Armando Broja arriti që të shënonte me Southampton për herë të parë dhe i dhuroi tre pikët ekipit të tij në ndeshjen kundër Leeds. Sulmuesi vinte pas formës fantastike me Shqipërinë, teksa i mjaftuan pak minuta për të treguar gjithë potencialin.
Qershia mbi tortë ishte goli i shënuar me Hungarinë, i cili nuk mjaftoi që Reja t’i hapte vendin e titullarit në finalen e madhe kundër Polonisë. Por ndryshe nga italiani, mjafton një gol fare i lehtë në dukje dhe Broja siguron vendin nga minuta e parë te Southampton. Trajneri Hasenhutl është shprehur se futbollisti shqiptar e ka “grabitur” mundësinë me të dyja duart pas golit me Leeds.
“Broja hyri në fushë sepse u dëmtua Adams, tashmë e ka “grabitur” shansin e tij me të dyja duart. Kundër Leeds ne ishim më të rrezikshëm në sulm sesa në ndeshjet e shkuara, krijuam më shumëë raste. Armando Broja ishte një ndër arsyet”, u shpreh Hasenhutl. /Sport Ekspres/