Mjaftojnë edhe 400 lekë për të parë Vllazninë në Europë, kuqeblutë nxjerrin në shitje biletat

Vllaznia do të përballet me Linfield-in në turin e parë kualifikues të Conference League-s. Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në “Loro Boriçi” në datën 20 korrik, duke nisur nga ora 20:45. Kuqeblutë nxjerrin në shitje biletat nga dita e nesërme.

Për të parë Vllazninë të luajë në Europë mjaftojnë edhe 400 lekë të reja. Kaq është çmimi për një vend në tribunat C. Ndërkohë tribunat E dhe D kushtojnë 700 lekë, ndërsa tribunat A dhe B kushtojnë 2000 lekë. Sa i përket tribunës VIP, çmimi për një biletë ka shifrën e 3000 lekëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *