Arbnor Muja është gati për ndeshjet e Shqipërisë kundër Çekisë dhe Polonisë. Leja është marrë nga FIFA dhe për fat të mirë, lojtari i Antwerp ka mundësinë për të debutuar me kuqezinjtë. Tani është në dorën e Silvinjos nëse do të zgjedh që ta aktivizojë këtë futbollist.
Gjithashtu në një video të fundit të publikuar nga FSHF, Muja zyrtarizon dritën jeshile të FIFA-s për të luajtur zyrtarisht me Shqipërinë. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Muja shkruan: “Mitrovica është Shqipëri”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/