“Mitaj është më i mirë edhe se Silvinjo si lojtar në atë krahë”! Munishi: Silvinjo nuk është xheloz, e ka mbytur lojtarin brenda tij dhe krenohet me lojtarët

Ismet Munishi ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”. Trajneri i njohur shqiptar ka dhënë mendimet e tij dhe ka bërë analizën sa i përket kësaj performance fantastike të Shqipërisë, por edhe duke komentuar vazhdimësinë në Europian. (Videon e plot të emisionit e ndiqni më poshtë)

“Unë nuk dua në shortin e Europianit vetëm Anglinë dhe Francën. Vetëm këta nuk i dua se kanë shumë cilësi në ekip. Me të tjerët mund të konkurrojmë, Spanja nuk është mirë, Italia nuk është mirë, Gjermania nuk është mirë. Nuk do i doja, dhënë Zoti që të shkojmë deri në fazën çerekfinale apo gjysmëfinale.

Serbia? Unë nuk do e doja as këtë rival.  Nuk do e doja pasi do të përzihen politika me sportin, mund të rëndoheshim shumë dhe mund të humbisnim. Përshembull më kujtohet ndeshja në Botëror, Zvicër-Serbi. Serbia kishte shumë kualitet, ndoshta edhe më shumë se Zvicra, por shkaku i ngarkesës së madhe emocionale bëri që të humbnin fare lehtë kundër Zvicrës. Djali im do Serbi-Shqipëri, edhe djali e do këtë, por ne nuk duhet të mendojmë si djali im.

Mitaj? Më ka befasuar shumë si lojtar se nuk e kam ndjekur më para. Nuk e kam ndjekur as te ekipi i tij në Rusi. Është një lojtar fantastik, por nuk i jap shumë meritë Silvinjos për të se ka luajtur në vendin e Mitajt dhe ia ka njohur menjëherë kualitetin, meritë ka te Asani. (qesh). Në fakt, unë kam parë edhe Silvinjon si lojtar, por Mitaj ia kalon, është më i mirë (qesh). Të bëhet xheloz Silvinjo për Mitajn? Jo, Silvinjo e ka mbytur prej kohësh futbollistin brenda vetes, ai krenohet me lojtarët e tij tani”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online