Misteri Renato Sançes, në Angli po tallen me të

Renato Sançes ishte një yll vjet, u shpall edhe kampion Europe me Portugalinë, Benfika u pasurua duke ia shitur Bajernit.

Ka kaluar një vit, gjithçka ka shkuar keq për portugezin, që është kthyer në një objekt misterioz, aq sa shumëkush habitet si kushtoi aq shtrenjtë.

Mesfushori 20-vjeçar është i huazuar te Suonsi dhe dje bëri një figurë të shëmtuar në ndeshjen Çelsi-Suonsi. Nëntë pasime të gabuara në pjesën e parë, një prej tyre pa asnjë adresë drejt reklamave jashtë fushe (trajneri u filmua duke thënë “Ta marrë dreqi, Renato”), ndërsa në pushim trajneri Pol Klement e zëvendësoi.

“Ta marrë dreqi, Renato” janë duke thënë edhe tifozët e Suonsit, sepse Sançes duket si një futbollist amator i marrë nga rruga, ndërsa vlerësimi për paraqitjen e tij dje ishte mjat negativ, ashtu si në shumë ndeshje të tjera.

Në stadiume kanë nisur ironitë për superstarin e Bajernit, ndërsa në studiot televizive në Angli kritikat sa vijnë e shtohen. Në BT Sport, ish-trajneri i Totenhemit Tim Sherud foli troç: “Me paraqitjet e tij, po të ishte ndonjë lojtar i formuar te Suonsi, nuk do ta shihnim më kurrë në fushë. Me siguri do të largohej që në janar. Pse po luan rregullisht Renato Sançes? Të themi atë që është: Suonsi po vuan në Premier Ligë, nuk ka lojtarë cilësorë, ndërsa te Bajerni është më e lehtë, atje ke shumë yje në krah dhe nuk bën figurë të shëmtuar. Problemi është kur je ylli kryesor, në Suonsi e prisnin Sançesin si shpëtimtar dhe duhet të luajë për emrin që ka”.

Ndërkaq, ish-mesfushori Robi Savixh u shpreh: “Po flasim për Renato Sançes, apo jo? E kam parë me Bajernin në Champions League, tani është te Suonsi dhe ajo që të vjen në mendje është “Si e ka hallin ky djalë?”. Nuk po bëj shaka, ai ka qenë i tmerrshëm, bën veprime pa logjikë, krose me këmbën e gabuar dhe pa asnjeri në zonë. Ai nuk po u tregon asgjë lojtarëve të tjerë te Suonsi, që ndoshta e kanë pritur me shumë kuriozitet, për t’u matur me të në stërvitje e në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online