Misteri dhe rastësia e frikshme: A është e shkruar nga e kaluara që Argjentina fiton Botërorin 2026?

Ndërsa bota e futbollit është përqendruar te ndeshjet e zjarrta të Kupës së Botës 2026, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një teori që po shkakton jo pak kuriozitet tek tifozët. Bëhet fjalë për një seri rastësish të çuditshme që lidhin fatin e Argjentinës me disa ndodhi të kaluara, duke krijuar një narrativë që duket thuajse e shkruar nga fati.

Argumenti kryesor bazohet në mungesën e Nigerisë në turne, një fakt që përkon me triumfet e mëparshme të “Albiceleste” në 1978, 1986 dhe 2022. Për më tepër, teoria mbështetet te fituesit francezë të “Topit të Artë” para viteve të lavdishme të argjentinasve. Me Dembélé që mban trofeun individual për 2025, besimtarët e kësaj teorie janë të bindur se fitorja e Argjentinës në 2026 është e pashmangshme, ashtu si ndodhi me Benzema në 2022 dhe me Platini shumë vite më parë.

A është futbolli thjesht një lojë logjike apo një skenar i shkruar nga historia? Pavarësisht shkencës, loja e bukur shpesh ushqehet nga mitet. Nëse Argjentina fiton, këto “rastësi” do të marrin një përmasë tjetër. /Sport Ekspres/