Tashmë nuk bëhet fjalë për lajme mediatike të kohës së merkatos. Erald Çinari është larguar përfundimisht nga Partizani për të vazhduar karrierën jashtë Shqipërisë. Samsunspori do të jetë ekipi i ri i sulmuesit shqiptar që ishte “as-i” nën mëngë për trajnerin Ilir Daja.
Samsunspori ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes në faqen zyrtare. Besimi i madh për këtë futbollist shihet qartazi te kontrata e firmosur nga Çinari. Lojtari shqiptar ka nënshkruar për 3 vite dhe me të drejtën e rinovimit për 1 vit tjetër me skuadrën turke. /Sport Ekspres/