“Mirlind Daku është më i mirë se sulmuesi i Rusisë”! Popov vlerëson futbollistin shqiptar: Nëse kalon te Spartaku, shënon mbi 10 gola në sezon

Ish-futbollisti i Rubin Kazan, Alexey Popov, ka vlerësuar së tepërmi sulmuesin e Shqipërisë, Mirlind Dakun. Popov beson se Daku do të kalojë te Spartaku i Moskës dhe sipas tij, shqiptari është më i mirë edhe se sulmuesi i Rusisë që ka qenë pjesë e Spartakut dhe tani kaloi te Zenit, Alexander Sobolev.

“Daku mund të zëvendësojë Sobolev te Spartaku. Nuk e di ende sesi do të jetë në një ekip me ambicie. Por për mua do të ishte shumë përforcim i mirë, është jë lojtar që ngjitet pas topit, luan për ekipin dhe mund të gjuajë mirë në portë. Luan për Shqipërinë dhe për mua, do të shënonte mbi 10 gola në sezon me Spartakun. A është më i mirë se Sobolev? Për momentin po, Sobolev nuk ka asgjë të veçantë, Daku është shumë më i fortë”, tha Popov. /Sport Ekspres/