Mirëseerdhe Andre Silva! Milani, fitore “flori” në Xhenova

Tre pikë të arta, sidomos për mënyrën si erdhën. Milani ka fituar sot në mbrëmje në Xhenova ndaj Xhenoas me një gol nga Andre Silva në minutën e 94-të, në aksionin e fundit të ndeshjes, me arbitrin që fishkëlleu mbylljen e takimit pas golit.

Një ndeshje e zbehtë, me pak raste për të dyja palët, me Milanin që vuajti për të gjetur shansin e duhur, ndërkohë që u anuluan nga një gol për ekip me anë të VAR-it. Në fund u duk se mbaroi, të dyja skuadrat të pafuqishme për të shënuar, por Xhenaro Gatuzo ‘peshkoi xholin’ në stol, duke futur Andre Silvën.

Në fund, portugezi u kujtua që është sulmues i paguar sa ‘qimet e kokës’ dhe shënoi një gol fantastik me kokë, pas një krosi perfekt nga Suso, një lojtar klasi, ndër të paktët te ky Milan që më shumë fiton me zemër dhe grintën e Gatuzos, sesa me klas dhe ide. Mund të fitonte Xhenoa, rastet i pati në pjesën e dytë, por kur në stol ke Kutrone e Andre Silva, një shans më shumë e ke gjithnjë.

Vendi i katërt tashmë është vetëm 6 pikë larg për Milanin dhe duhet luajtur ende derbi: po sikur Milani ta fitojë edhe atë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online