Mirel Josa “i shtrëngon dorën” Tiranës për titullin kampion: Humbja me ta na largoi, tani shoh diferencën për vendin e dytë

Në orën 13:45 janë zhvilluar dy ndeshjet e Superiores. Kastrioti arriti që të fitonte me shifrat 1-0 ndaj Skënderbeut falë autogolit të Dumfur. Gjithashtu në këtë ndeshje ndodhi një episod i veçantë teksa Melos Bajrami dhe Bekim Dida janë konfliktuar para se të hynin në fushë duke u ndëshkuar me karton të kuq. Pas kësaj humbje, Skëndërbeu përfundon në vendin e fundit. Nga krahu tjetër Laçi dhe Egnatia janë ndalur në barazimin pa gola. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Josa: “E kishim kundërshtarin në kontroll, por duhej që të godisnim portën më tepër. Këto ndeshje janë të hidhura pasi kur hidhesh në sulm, kundërshtari mund të rrezikoj. E kishte një mundësi Egnatia, por arritëm ta kontrollonim. Nuk na munguan rastet, por duhej të godisnim edhe nga 20 metrat pasi rivali ishte i mbledhur. Guindo duhej të ishte pak më cilësor sa i përket nxjerrjes së topit dhe goditjes së portës. Jemi munduar që të qetësojmë ekipin pas Tiranës. Humbja ndaj Tiranës na largoi na titulli. Jemi 8 pikë larg, janë shumë. Por shoh më tepër diferencën me ndjekësit tanë”.

Memelli: “Erdhëm këtu për të luajtur një finale. U përgatitëm që të luanim në ngjeshur në mesfushë dhe të mos i linim hapësirë rivalit që Greca dhe Kaina të mos dilnin shumë. Nuk i patëm të dyja këto probleme, terreni ishte pak i vështirë për të qarkulluar topin. Një episod vendosi ndeshje. Më jep kurajo fakti se ekipi ynë u përball dhe nuk u dorëzua. Ai episodi i fillimit mund të evitohej nga të dy ekipet, megjithëse e dimë sesi funksionon. Po të them se çfarë ndodhi në tunel, do më jepni të drejtë. Unë ha grusht, dal edhe unë me të kuq edhe Cela. Bajrami hëngri grusht i shkreti dhe u ndëshkua me të kuq. Do dali Cela këtu dhe do thotë që jo i ra Bajrami me grusht atij dhe hajde e gjeje”.

Ramadani: “Për herë të parë kemi pasur një Laç që vinte keq psikologjikisht pas humbjes ndaj Tiranës. Më herët Laçi na ka ardhur me shumë fitore radhazi. Shpirti luftarak ka dominuar dhe fati ishte në anën tonë. Para ndeshjes kemi ardhur për të mos humbur, por jo se nuk kishim mundësi për të fituar. Duhet të jemi shumë të kënaqur pasi në këtë fushë, ekipet e tjera kanë dështuar, që janë shumë më të forta se ne. Ilir Ademi ka luajtur me kokërr se kishte dhimbje”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online