“Mirë që nuk na ndihmoni, po pse na pengoni?”! Situatë qesharake në Kosovë, Qeveria i bllokon paratë e fituara ekipit të Ilir Dajës pasi u shpall kampion

Një situatë në kufijtë e qesharakes ka ndodhur në Kosovë. Ballkani ka arritur që të fitojë titullin kampion për herë të parë, ndërsa në krye të ekipit erdhi Ilir Daja. Komuna e Suharekës ka shpërndarë një bonus për klubin, me paratë që priteshin të mbërrinin në një kohë të shkurtër. Por Qeveria e Kosovës ka ndërhyrë për t’i mohuar mbështetjen financiare. E menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e Ballkanit, që i bën thirrje Qeverisë që në rast se nuk e ndihmon, të paktën nuk ka arsye se përse ta pengojë zhvillimin e klubit.

“I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finaciare, për të përkrahur klubin tonë në rrugen Europiane, Me keqardhje ju njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt. Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë .

Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkanit marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.

Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjërë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë. Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë, asnjë teke ose tentim i indvidit apo grupit të individëve nuk mund të na ndalë nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje” , shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online