Festim Miraka thotë “mjaft” dhe pas dy sezonesh në Gjirokastër, largohet i zhgënjyer për trajtimin që i është bërë nga Luftëtari, që e pezulloi pas Luftëtari-Kamza për atë gafë që bëri, duke goditur Raçiç dhe duke i dhuruar penallti Kamzës. Dënimi u pranua nga Miraka, por jo pezullimi pa afat dhe asnjë komunikim me drejtuesit, ndaj sot ka zyrtarizuar largimin me një status në Facebook.
“Që nga sot nuk jam më pjesë e Luftëtarit! Nuk mund të rrija pezullim pa afat, derisa drejtuesit të kujtoheshin për çështjen time dhe pashë të arsyeshme të kërkoj lejen e kalimit dhe të shpallem lojtar i “lirë”. Nuk dua të prek personat që dëmtuan në një moment të caktuar karrierën time, pasi unë do t’ia dal gjithmonë me forcat e mia. Kam qenë 2 vjet pjesë e “Luftëtarit”, gjatë kësaj kohe që kam qenë në fushën e blertë kam dhënë maksimumin për fanellën që kam mbajtur mbi supe. Faleminderit tifozët dhe sportdashësit që më kanë mbështetur në çdo moment. Faleminderit çunat e ekipit që kemi qenë gjithmonë si një familje. Faleminderit dhe suksese, trajnerët që nga Mustafa Hysi dhe deri tek Daniel Fernandes. Për mua ekzistojnë vetëm falënderime, ndryshe nga ata qe nuk më thanë asnjë faleminderit”.