Miqësorja/ Vapë dhe prova, Tomori e Apolonia ndahen në paqe

TOMORI – APOLONIA       1-1
Shënues: Qëngji 77′ / Nako 28′

Tomori: Birja, Çaço, Mersini, Serdari, Xherimeja, Buba, Myzyri, Koleci, Gjonaj, Zoga, Mahmutaj. Tr: G. Arbri.
U aktivizuan: Asfatia, Ruci, Kumani, Korkuta, Kallmi, Qëngji, A. Gega, Hysaj, Hadaj, E. Kajo, Tabaku, Joxha, Gjoka.

Apolonia: Harizaj, Buzi, A. Prifti, Nako, Sota, Idërshaj, K. Prifti, Mehmeti, Hysenshahaj, Mihana, Gjata. Tr: M. Miho.
U aktivizuan: Tairaga, Premti, Murataj, Braga, Duda, Caushaj.

Gjyqtarë: G. Balliu, F. Shuka, A. Vila (Berat)

Sot pasdite dy skuadrat fqinje të Tomorit dhe Apolonisë kanë zhvilluar një takim miqësor, i cili ishte i pari për të dy skuadrat në kuadrin e fazës përgatitore që kanë nisur dy javë më parë të dy skuadrat, të cilat ashtu si dhe në sezonin e kaluar, pritet që të jenë rivalë të fortë edhe në sezonin e ri, ku edhe pritet që si pjesë e së njëjtit grup të pretendojnë të dyja së bashku ngjitjen në Superiore. Megjithëse nga sa është parë sot, ajo që duhet pranuar dhe është konstatuar shumë lehtë ka qenë se të dy skuadrat kanë qenë shumë larg lojës së bukur dhe pretendimeve që do të kenë në sezonin e ardhshëm futbollistik.

Në një farë mënyre kjo është normale, për sa kohë që futbollistët fierakë dhe ata beratas janë në fillimin e përgatitjeve, dhe larg formës së tyre sportive, aq më shumë që kanë luajtur pothuajse të kontraktuar, si pasojë e ngarkesës në fazë por edhe të nxehtit të madh që ishte në qytetin e Beratit. Ndeshja ka nisur në ora 18:30 dhe në min e 22-të skuadrat kanë pushuar për t’u freskuar nga nxehtësia që vinte edhe për shkak të tapetit sintetik.

Përtej rezultatit, teknikët Arbri dhe Miho kanë kërkuar që të provojnë disa futbollistë që kishin ardhur në provë, dhe më e theksuar ka qenë kjo tek skuadra beratase, ku binin në sy edhe tre futbollistë të ardhur nga Naftëtari.

Në pjesën e parë skuadrat kanë krijuar raste me pikatore duhet thënë, dhe pse skuadra mike në aksionin e saj të parë dhe të rrezikshëm ka shënuar me Rudi Nakon, ndërsa beratasit kanë tentuar dy herë të shënojnë me sulmuesin e ri Mahmutaj, në minutat 32′ dhe 38′, por pa ja arritur qëllimit.

Në pjesën e dytë pas ndryshimeve të shumta, janë beratasit ata që kërkojnë të shënojnë dhe të evitojnë humbjen në shtëpi në këtë miqësore, dhe pas rasteve të Kallmit, Gegës, Gjokës dhe Zogës, ka qenë i riu Qëngji ai që finalizoi një aksion të bukur me protagonist sulmuesin Kallmi.

Me gjithë përpjekjet e shumta të skuadrës vendase, që kërkonte golin e fitores, gjithçka është mbyllur në barazim 1-1 që ishte dhe realisht rezultati më i drejtë për aq sa dhanë të dy skuadrat në fushën e lojës.

PAS NDESHJES:

G. Arbri (Trajner i Tomorit): Dua të falënderoj Apoloninë që pranoi ftesën tonë, dhe ishte një vendim i drejtë nga ana jonë që javën e dytë të përgatitjeve ta mbyllnim me një miqësore, dhe për një kundërshtar me vlera si Apolonia unë them se gjithçka ja vlejti. Sigurisht që kjo ishte miqësorja jonë e parë, dhe të tjera do të pasojnë gjatë fazës përgatitore, por objektivi ynë ka qenë testimi i të gjithë futbollistëve vendas dhe atyre jabanxhinj, dhe them se nga ky takim kemi nxjerrë disa konkluzione, edhe pse testimet janë të hapura edhe në javën e ardhshme.

M. Miho (Trajner i Apolonisë): Jemi diçka më përpara se Tomori në përgatitjet e nisura, dhe ajo që kam pasur më së shumti si objektiv në këtë takim, është mënyra se si skuadra duhet të përvetësojë vendosjen taktike dhe të adoptohet me mënyrën e lojës që kam udhëzuar. Jam pjesërisht i kënaqur nga sa kemi dhënë sot në fushë, jo se nuk i kuptoj kushtet ku ishim duke luajtur, porse ngarkesa në fazë dhe moti i nxehtë nuk është se na lejon të marrim maksimumin, por skuadra është drejt kompaktësimit dhe besoj shumë se me disa përforcime të rëndësishme do të dalim atje ky synojmë për kampionatin e ri, sepse synojmë një skuadër sa më kompetitive dhe pretendente për tu ngjitur në Superiore, ndaj dhe puna jonë sapo ka nisur në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online