Miqësorja prodhon rezultat të çuditshëm/ Shënon Tician Tushi, Bazelin e turpëron ekipi i ligës së tretë në Gjermani

Ky sezon i ri nuk ka nisur aspak mirë për Bazelin, me tifozët që i frikësohen disi provës së parë së vërtetë. Gjigandët zviceranë kanë zhvilluar ditën e sotme një miqësore me ekipin e sapongjitur në Kategorinë e Tretë të Gjermanisë, Saarburcken. Rezultat ka qenë më shumë sesa surprizues pasi gjermanët fituan në shifrat 1-5, duke i realizuar të gjitha golat e tyre brenda 50 minutave. Ndërkohë te Bazeli shënoi Tician Tushi në minutën e fundit të takimit, për atë që në këtë rast nuk mund të quhet gol nderi.

Pavarësisht faktit se ishte vetëm një miqësore, ky në fakt ishte takimi i parë i Bazelit për nisjen e sezonit të ri. Trajneri ka aktivizuar nga minuta e parë formacionin më të mirë për të parë gjendjen e tyre pasi në datën 17 shtator do të luhet kundër Osijek për turin e tretë të “Europa League”. Por edhe pasi ishin me formacionin e parë, Saarburcken i ka befasuar zviceranët në këto 90 minuta. Aktivizimi i të rinjëve do të sillte edhe golin e vetëm, me Tician Tushin që është një tjetër lojtar shqiptar i rritur nga akademia. Por aktualisht ky futbollist është pjesë e të rinjëve të Zvicrës dhe nuk ka ende një shkëndijë për afrimin e tij te Shqipëria. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online