“Legjislacioni ynë nuk është favorizues”, Olsi Rama i del kundër vëllait: Bojkoti i nevojshëm, jap shembullin e Kosovës

Shqipëria ka mbetur pa futboll, teksa Kategoria Superiore është shtyrë me afat të pacaktuar. Klubet kanë vendosur unanimisht bojkotin deri në plotësimin e 4 propozimeve të tyre. Por kryeministri Edi Rama theksoi ditën e djeshme se nuk është në dijeni të kërkesës nga Liga Profesioniste dhe nuk la shumë vend për shpresë sa i përket ndryshimeve në Ligjin e Sponsporizimive, që nuk i josh aspak bizneset të investojnë në futboll.

Megjithatë në mëbështetje të bojkotit del edhe drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, i cili i kujton qeverisë së udhëhequr nga vëllai i tij rastin e Kosovës, që ka mbështetur financiarisht futbollin duke rritur dukshëm cilësinë dhe konkurencën. I ftuar në “Ilva Noë” me Ilva Taren, Olsi Rama bën të qartë se kjo masë ekstreme e bojkotimit të kampionatit ishte një e nevojshme në mënyrë që të dëgjohet zëri i klubeve shqiptare.

“Është e vërtetë që bojkoti është sigurisht një masë ekstreme them unë në këtë moment, por deri sa klubet e panë të nevojshëm ta bënin këtë, që të dëgjoheshin dhe që kishte një unanimitet në vendimmarrje, them që ka qenë masa e duhur.

Mund të jap shembullin e Kosovës, që është një vend që ka aplikuar një ligj favorizues për zhvillimin e sportin. Po shohim që dita ditës klubet kosovare po konkurrojnë me superligën shqiptare, duke tërhequr edhe futbollistë cilësorë. Paketa e ndihmës, ose paketa e favorizimeve fiskale ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e futbollit në Kosovës. Komuniteti i sportit ka bërë kërkesa, sepse është ndjerë një nevojë për një hap cilësor të sportit, dhe legjislacioni aktual nuk është favorizues sidomos për bizneset që duan të investojnë në sport.

Për arsye, sepse deri tani sporti nuk është një produkt aq i shitshëm. Per ta bërë këtë, duhet që bizneset të ndihmohen me favorizime fiskale. Duhet patjetër ndihmesa fiskale. Me e rëndësishme nga të gjitha është pjesa e ligjit të sponsorizimit, që bizneset të hyjnë në futboll dhe të rrisin investimet. Të gjitha janë të rëndësishme. Unë personalisht nuk jam dakord për faljen e gjobave, sepse Partizani ka qenë një klub shembull dhe ne kemi paguar në mënyrë të rregullt të gjitha tatimet”, ka thënë Olsi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online