Miqësorja e Podgoricës / Kombëtarja U-15 zhvillon miqësoren e dytë me Malin e Zi

Kombëtarja shqiptare U-15 ka zhvilluar sot ndeshje e dytë miqësore të programuar ndaj Malit të Zi. Ndeshja e luajtur në Podgoricë përfundoi me fitoren 1-0 të 15-vjeçarëve malazezë. Shqipëria U-15 e drejtuar nga trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion: 12 Topollaj, 2 Avdullari, 14 Nela, 5 Gurra, 15 Elmazi, 6 Laze, 8. Dashi (C), 19 Arifi, 9 Gici, 10 Malaj, 11 Rifa. Kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë, por u ndëshkuan në minutën e dytë të pjesës së dytë nga malazezët.

Në fraksionin e dytë trajneri Dama hodhi në fushën e lojës edhe lojtarët Zadeja, Hysa, Bytyçi, Cypi, Kamenica, Jançe dhe Muça. Përfaqësuesja kuqezi krijoi volum loje dhe raste për shënim, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund. Kjo ishte miqësorja e dytë e Kombëtares U-15 me bashkëmoshatarët e Malit të Zi, teksa ndeshja e parë e luajtur më 26 tetor po në Podgoricë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të 15-vjeçarëve malazezë.

Pavarësisht rezultateve këto dy ndeshje ishin një mundësi e mirë për stafin teknik që të provonte disa nga elementët më të spikatur të vitlindjes 2007. Skuadra kishte udhëtuar që të shtunën e kaluar drejt Ulqinit për miqësoret, ndërsa grumbullimi do zgjati 6 ditë. Synimi i këtyre miqësoreve është për të monitoruar ecurinë dhe gjendjen e këtyre lojtarëve e për të përzgjedhur elementët e perspektivës që mund të jenë të vlefshëm për të kaluar në ekipet Kombëtare U-16, U-17 e me radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *