Kastrioti përgatitet për një tjetër miqësore. Skuadra krutane, që këtë vit do të luajë në Superligë, ka postuar një njoftim në faqen zyrtare ku lajmëron përballjen miqësore me Levski Karlovo, klub nga divizioni i tretë bullgar.
Kjo do të jetë miqësorja e fundit, më pas Kastrioti do të kthehet në Shqipëri, për përgatitjet përpara sezonit të ri. Deri tani krutanët ka e luajtur dy miqësore, duke regjistruar një humbje e një burim me rivalë cilësorë nga kampionati qipriot, AEL dhe Nea Salamina.
Klubi kërkon ende përforcime, pasi synon lojtarë në çdo repart, ndaj deri në fund të gushtit pret 2-3 lojtarë.