Partizani ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore në Antalia të Turqisë. “Demat” u ndeshën me skuadrën e Superligës turke, Sivaspor, në një takim që u mbyll barazim 1 – 1.
Partizani doli i pari në avantazh me anë të Asanit në fillim të pjesës së dytë. Avantazhi zgjati deri në minutën e 67-të. Turqit barazuan me anë të rumunit Torje, i cili shtyu topin, pasi Xhika priti penalltinë e realizuar po nga rumuni.
Sivasspor 1 – 1 Partizani