Miqësore të shumta, tre ekipe të Superiores në fushë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Superiorja është programuar të nisë më 24 gusht, por mundësitë janë të mëdha që kampionati të shtyhet të paktën me një javë. Gjithsesi duhet pritur zyrtarizimi. Klubet e elitës së futbollit shqiptar, pavarësisht kësaj, vazhdojnë përgatitjet dhe po zhvillohen miqësore të shumta.

Ditën e sotme janë programuar tre të tilla, teksa Vllaznia, Teuta dhe Bylisi kanë zgjedhur të luajnë me ekipe të Kategorisë së Parë. Durrsakët përballen me Tërbunin, ballshiotët me Besën që e kishin rivale sezonin e shkuar, kurse shkodranët luajnë një derbi me Besëlidhjen në Lezhë.

MIQËSORE – E SHTUNË, MË 3 GUSHT
Ora 17:00 | Besëlidhja-Vllaznia
Ora 17:30 | Teuta-Tërbuni
Ora 18:00 | Besa-Bylis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *