Të dielën nis sezoni i ri futbollistik, teksa në fushë zbresin Laçi e Skënderbeu që përballen për Superkupën e Shqipërisë. Për këto dy ekipe nuk ka miqësore para nisjes së kampionatit, ndaj ky takim është edhe prova gjenerale e këtyre dy ekipeve.
Një ditë më parë, të shtunën, do të ketë miqësore dhe një turne. Teuta dhe Partizani luajnë për trofeun “Pascucci” së bashku me Lirinë e Prizrenit. Nga dy ndeshje që zgjatin 45 minuta do të zhvillojnë dy klubet e elitës së vendit tonë.
Kastrioti ka zgjedhur ta mbyllë me derbi parapërgatitjen për nisjen e kampionatit. Krutanët përballen me Ilirinë e Fushë-Krujës në stadiumin “Redi Maloku”. Luftëtari, që pret Kastriotin, shkon në Ballsh për t’u ndeshur me vendasit e Bylisit.
Miqësore – E shtunë, më 11 gusht
Iliria-Kastrioti (Ora 17:00)
Bylisi-Luftëtari (17:30)
Teuta, Partizani, Liria e Prizrenit (Trofeu “Pascucci”, ora 18:00)
Superkupa – E diel, më 12 gusht
Skënderbeu-Laçi (19:45)