Ministrja Shahini jep datën e saktë për vendimin rreth futbollit në Shqipëri: Bëni edhe pak durim

Nga Klaudio Ndreca

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë për herë të parë një datë rreth futbollit. Sigurisht që jo se kur do të nisë, pasi ende nuk është diskutuar për sportin nga ana e Qeverisë, pavarësisht se janë hapur thuajse të gjitha bizneset.

Por është mësuar se në datën 11 maj do të ketë një vendim përfundimtar sa i përket kampionateve në Shqipëri. Kjo datë përkon me dy javorshin e nisjes së lehtësimit të masave, duke parë njëkohësisht edhe trendin e numrit të infeksioneve. Në intervistën për “Abc News”, Shahini u shpreh se e dëshiron rikthimin e futbollit, por duhet të ketë më shumë durim.

“Unë do doja të rifillonte futbollit por duhet të kemi durim. Me 11 Maj bëhen dy javë nga hapja e 27 prillit. Ky dy javësh do tregojë nëse janë rritur numrat për të parë se si do të veprohet. Në varësi do të vendoset nëse sporti do të lejohet të fillojë. Pas kësaj do i japim përgjigje kësaj pyetjeje”, tha Shahini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online