Shoqata Shqiptare e Minifutbollit Amator ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar të cilët do të jenë pjesë e pëfaqësueses shqiptare në turneun “Nation Games 2019”, që do të zhvillohet më datë 13-14 Korrik në Vitez të Bosnjë Hercegovinës. Kundërshtarët e kuqezinjve në këtë event do të jenë Bosnja, Kroacia dhe Hungaria.
Në listën prej 24 lojtarësh bëjnë pjesë lojtarë nga 6 prej 14 skuadrave që morën pjesë në ediconin e dytë të kampionatit të minifutbollit amator. Ekipi kombëtar ka filluar përgatitjet në fushat kompleksin stërvitor të Kamzës nën drejtimin e trajnerit Eldi Topi.
Ky është grumbullimi i dytë i kombëtares së minifutbollit pasi vitin e kaluar Shqipëria kreu debutimin në eventet ndërkombëtare duke marrë pjesë në Europianin e zhvilluar në Kiev të Ukrainës.
Portierë
Frenki Dikollari (ATS), Rei Xhaferi (Prestige), Seladin Fetishaj (TRIN 2015)
Mbrojtës
Flamur Pjetërnikaj (ATS), Frisel Pipa(Egnatia), Marsel Dobi (Prestige), Renato Shabi (Prestige), Silger Gjoka (Julton)
Mesfushorë
Ardit Ceka (Egnatia), Brendon Rushiti (Vivi La Vita), Erald Dervishi (Vivi La Vita), Eradi Mertiri (Prestige), Erald Leci (ATS), Ilirjan Matraxhi (Prestige), Jurgen Rushiti (Vivi La Vita), Klodian Azisllari (ATS), Mario Biba (Egnatia)
Sulmues
Albis Dajti (Prestige), Eugen Shima (Prestige), Fatjon Bytyçi (ATS), Fatmir Hysenbelliu (Prestige), Julian Peposhi (Julton), Luan Parllaku (TRIN 2015), Orlando Milla (TRIN 2015)