Ditën e sotme Monako zyrtarizoi si trajner të sajin, ish-futbollistin Tierri Henri. Francezi do të nisë karrierën e tij si trajner, pikërisht aty ku e nisi si lojtar profesionist, në principatë te Monako. Francezët po kalojnë një moment kritik këtë sezon, teksa ndodhen në vendin e 18-të në kamionat dhe kanë dy humbje në dy ndeshjet e para të Champions.
Gjithsesi Monako njihet si një ndër klubet që ka përfituar më shumë të ardhura nga shitjet e lojtarëve të saj, por në rast se francezët do të kishin mbajtur xhevahirët e tyre do të kishin me të vërtetë një ekip të frikshëm.
Në rast se 11-tshja do të ishte në dispozicion të trajnerit Henri, padyshim francezi do të kishte një punë akoma më të lehtë. Me lojtarë si Mbape, Mendi apo Hames Rodrigez, ekipi nga principata do të rivalizonte çfarëdolloj ekipi.