Shpesh thuhet që paraja ndihmon në gjetjen e lumturisë, por me siguri Edinson Kavani nuk e beson shumë këtë. Sulmuesi urugiajan është duke përjetuar një situatë absurde në Paris, pasi është ndër yjet e PSG-së dhe ndër sulmuesit më të mirë në botë, por te klubi francez po e izolojnë për shkak të sherrit me Nejmarin.
Braziliani ka zbarkuar në Francë me një pagë të çmendur dhe rolin e liderit që i është premtuar pa debutuar ende. Deri tani faullet e penalltitë i gjuante Kavani, por me sa duket Nejmari i do për vete dhe nuk ka guxim ndokush t’i thotë “jo”.
E bëri Kavani, por tashmë sulmuesi trajtohet si armik. Provë? Një foto nga Kilian Mbape në Instagram, nga ditëlindja e Tiago Silvës. Të gjithë lojtarët në foto, por… mungon Kavani! Më qartë se kaq!