Bota e futbollit është kthyer në një biznes shumë të fuqishëm ku lojën tashmë e luajnë menaxherët e futbollistëve. Një problem të tillë e nxjerr në pah edhe presidenti i Ascoli-t. Në një intervistë për “Corriere dello Sport” ai sjell si shembull largimin e Donnarumma-s nga Milani, të cilin e sheh si simbolin e asaj që nuk shkon në futbollin e sotëm.
“Emblema e asaj që nuk funksionon është largimi i Donnarumma-s nga Milani dhe futbolli italian vetëm për një çështje tarifash ndaj menaxherit. Ky aspekt duhet të rregullohet rreptësisht. Flitet shumë për reforma. Kemi bërë vetëm omëletë deri tani. Më duket se ka ardhur koha për të ndërhyrë në interes të të gjithëve”, ka thënë Massimo Pulcinelli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/