Miliona euro janë shoenzuar përgjatë viteve, por suksesi në Europë ka munguar. PSG-ja nuk ka mundur të bëjë hapin e madh të kërkuar edhe me lojtarët më mirë në botë për momentin, Mesin, Mbapenë dhe Nejmarin. Të tre janë kritikuar nga tifozët, që së fundmi kanë vërshëllyer Mesin, të cilin e kanqë kryqëzuar si fajtor për eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve. Tieri Henri ka komentuar situatën e gjigantëve francezë, ku problemin e gjen te tifozët dhe jo te lojtarët.
“Për mua, problemi te PSG-ja nuk është Mesi, Mbapeja apo Nejmari. Pak vite më parë, tifozët vërshëllenin Mbapenë, njësoj për Nejmarin dhe tani për Mesin. Ata vërshëllejnë lojtarët e tyre më të mirë. Për mua, ata [tifozët] janë problemi i këtij klubi”, ka thënë Tieri Henri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/