Milinkoviç shmang polemikat: E ardhmja, tre ndeshjet e radhës

Mlladen Milinkoviç është paraqitur sot para gazetarëve, për të folur për ndeshjen e fundjavës kundër Lushnjës, por ndërkohë mbetet çështje dite konflikti mes tij dhe menaxherit të klubit Naim Halili, ashtu si konflikti mes Kukësit dhe mediave.

“Me Zotin Halili nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë konflikt. Ato që shkruheb për dialogun e zhvilluar në mbledhje janë tërësisht të pavërteta. Ka qenë zoti Halili ai që më ka prezantuar te presidenti Gjici dhe këtë e ka bërë se ka besuar në mua. Kemi pasur dhe kemi bashkpunim shumë të mirë, pavarësisht debateve konstruktive që kemi për ndeshje e lojtarë të veçantë. Këtë çështje e deklaroj të mbyllur”, shprehet trajneri serb.

“E rëndësishme për mua është të kthehemi tek fitorja dhe për këtë po i kushtojmë rëndësi kësaj ndeshje, besoj se ekipi do reagojë mirë dhe të marrë fitoren jo vetëm në këtë ndeshje, por dhe në vazhdimësi.”

Objektivi i 9 pikëve në tre ndeshjet e radhës është Shpata e Damokleut të Kukësi: “Patjeter që duhet marrë jo vetem këto pikë, por dhe të tjerat, pasi besojmë në marrjen e titullit kampion. Po t’i referohemi fazës së se parë të vitit të kaluar jemi në të njëjtat rezultate.

Nëse nuk arrijmë objektivin e këtyre 9 ndeshjeve, megjithëse kam një marrëdhënie korrekte dhe të vërtetë me presidentin, unë do e respektoj çfarëdo lloj vendimi që do merret. Ai kurrë nuk ka ndërhyrë në punën time, edhe me tranjerët që kanë qenë te Kukësi para meje me të cilët kam folur me ta kanë thënë të njëjtën gjë. Ne flasim 3-4 herë në javë, interesohet për ekipin si për gjendjen psikologjike, dhe për atë fizike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online