Milinkoviç-Saviç drejt Juves, Zhorzh Mendesh e ndihmon

Juventusi është favoriti për të siguruar shërbimet e Sergej Milinkoviç-Saviç. Shifra prej 150 milionë euro e pretenduar nga Lacio ka bërë që të gjitha pretendentet e tjera, me në krye Mançester Junajtid të dalin jashtë loje.

Shpresat e “Djajve të Kuq” morrën një tjetër goditje edhe pas lajmeve në Itali, sipas të cilave Zhorzh Mendesh është i gatshëm të ndihmojë kampionët e Serisë A që të arrijnë objektivin. Super menaxheri portugez mendohet se ka marrëdhënie të shkëlqyera me bashkëpunëtorët e yllit të Lacios, duke bërë që shanset e marrëveshjes të jenë të mëdha.

Mendesh ndihmoi në finalizimin e marrëveshjes, që solli transferimin e Zhao Kanselos nga Valencia te Juventusi në fillim të verës. Marrëdhënia e krijuar ndërmjet tij dhe drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, mund të sjellë përfshirjen e menaxherit edhe në blerjen e Milinkoviç-Saviç.

Paraqitjet e mesfushorit 23-vjeçar në Kupën e Botës, nuk i lanë mbresa të veçanta tifozëve të Mançester Junajtid, që nuk nguruan ta kritikonin objektivin e merkatos së “Djajve të Kuq” për lojën e zhvilluar në sfidat ndaj Kosta Rikës dhe Zvicrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *