Milinkoviç: Nëse Alijev shënon, le të më mbajë mëri

Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, ka mbetur i kënaqur nga fitorja dhe loja ndaj Teutës, edhe pse lëshimi në fund nuk i ka pëlqyer. Alijev ishte nervoz pas golit të tretë, duke lëshuar një sharje nëpër dhëmbë, por Milinkoviç nuk shqetësohet.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e sotme, por jam shumë i mërzitur me 5 minutat e fundit. Kur je 3-0 në avantazh duhet të luash qetë dhe ta menaxhosh ndeshjen pa pësuar gol.

“Alijev? U fut në pjesën e dytë dhe shënoi 2 gola. Unë jam shumë i kënaqur pasi kishim probleme me dëmtimet para kësaj ndeshje. Lojtarëve që u jepet shansi duhet të luajnë të gjithë lojën dhe jo vetëm pjesën e parë. Asnjë lojtar nuk ndihet mirë në qoftë se nuk është në formacion dhe sidomos lojtarët e huaj. Për mua rëndësi ka që ekipi të fitojë ndeshjen dhe të luajë mirë. Se kush shënon apo se kush luan nuk ka rëndësi për mua. Nuk deshëm të rezikonin të luanim me 3 sulmuese sepse Teuta ka mesfushë shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur që Alijev u fut në pjesën e dytë dhe shënoi, por le të jetë i mërzitur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online