Java e ringjalljes, Partizani merr fitoren e dytë rresht

Më në fund Partizani po gjen fitoret dhe golat. Skuadra e drejtuar nga Mark Juliano mori një fitore fatlume mesjavën e shkuar në Durrës, ndërsa sot ka gjetur edhe suksesin e parë shtëpiak, duke mposhtur 2-0 Luftëtarin.

Një ndeshje ku duhej fitorja dhe sa më pak vuajtje: misioni është përmbushur me sukses, pasi Partizani shënoi në pjesën e parë me Sukajn dhe Trashi shënoi një gol mjaft të bukur në pjesën e dytë.

Njolla e vetme, dalja me karton të kuq e Krasniqit, ndërsa Sukaj doli për një problem fizik. Ndërkaq, Luftëtari humbet sërish dhe presioni po rritet ndjeshëm.

Kategoria Superiore, java e gjashtë

E hënë, ora 17.00, “Selman Stërmasi”

Partizani – Luftëtari   2-0

Shënues: Sukaj 28′, Trashi 71′

Partizani: Hoxha; Progni, Krasniqi, Malota, Kalari, Adorjan, Batha, Vila, Trashi (Ibrahimi 78′), Herrera (Basrak 72′), Sukaj (Bardhi 60′). Trajner: Mark Juliano

Luftëtari: Ruçi, Toledo, Beqiri, Rapa, Rapo (Përgjini 86′); Aleksi, Ramadani (Hoxha 75′); Abazaj, Brahimaj (Lamçja 46′), Bregu; Rroca. Trajner: Luis Kurbelo

Kartonë të verdhë: Malota 68′, Kalari 88′

Karton i kuq: Krasniqi 75′

Gjyqtar: Enea Jorgji

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online