Trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, ka pranuar qetësisht humbjen në përballjen direkte me Skënderbeun, disfatë që në Kukës nuk shijohej prej shumë kohësh. Për serbin, loja e Kukësit ishte shumë e dobët, sidomos në mesfushë, ndërsa dëmtimi i Bakajt është një arsye tjetër pse nuk u bë asgjë në sulm në pjesën e dytë.
“Kur luan ndeshje të tilla, duhet të jesh në nivel të lartë dhe ne nuk ishim. Më vjen keq, e humbëm ndeshjen në mesfushë. Një humbje e hidhur, sidomos për shkak se u mundëm në shtëpi. Gabuam te goli i parë, barazuam me 11-metërsh dhe patëm edhe rast tjetër për shënim. E kisha thënë që është një nga ato ndeshje që quhen derbi, kur duhet të shfrytëzosh çdo mundësi që të jepet. “Dëshironim të paktën një pikë, por humbëm dhe luajtëm keq. Pa Bakajn në pjesën e dytë ishte e vështirë, luajtëm shumë dobët.
“Skënderbeu mund të ketë luajtur vërtet shumë ndeshje, por ndonjëherë këto ndeshje janë avantazh, sepse lojtarët lidhen më mirë me njëri-tjetrin. Nuk dua ta ul vlerën e fitores së Skënderbeut, por sot ishim ne dobët.
“Bakaj? Kishte bërë injeksion për të luajtur, u sforcua shumë dhe vetëm 45 minuta mund ta rrezikoja, sepse nuk ishte në formën e vet më të mirë.
“Guri? E di që luan si qendërsulmues, por nuk kemi një mesfushor të djathtë në formë, në mënyrë që të luajë në vend të Gurit. Pastaj Guri ka treguar edhe në kupat e Europës që di të luajë edhe në të djathtë”.
Skenderbeu eshte super oooo Milinkovic
Skanderbeu eshte Super