Milinkoviç: Barazim zhgënjyes, kështu nuk kapet kreu

Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, ka komentuar me pak dëshpërim barazimin në Vlorë, ku sipas tij duhej fituar, duke parë ndeshjen e luajtur nga skuadra e tij. Gjithsesi, trajneri serb mohon ultimatum për fitore nga presidenti Gjici para ndeshjes.

Ndeshja – “Luajtëm një ndeshje të mirë, shënuam një gol dhe e kontrolluam lojën në pjesën e  parë. Edhe në pjesën e dytë po luanim mirë dhe humbëm edhe një rast të shkëlqyer me Etemin. Flamurtari barazoi me një gjuajtje në portë nga Bushiç, për një gabim të mbrojtjes sonë, ndërsa nuk pati raste të tjera të pastra”.

Skënderbeu 7 pikë larg – “Jemi të zhgënjyer, pasi duhet të merrnim 3 pikë. Është një distancë jo e vogël, por jo e parikuperueshme. Nëse duam të afrohemi, duhet të fitojmë, jo të barazojmë”.

Ndërrimi i Etemit – “Nuk erdhi për faktin se humbi raste për shënim. Ai ishte i lodhur dhe ishte një ndërrim normal, taktik”.

Mbrojtja – “Gjatë gjithë javës punuam shumë për t’u mbrojtur mirë, pasi e dinim që Flamurtari ka lojtarë shumë të zotët në lojën ajrore, por gabuam dhe nuk jam i kënaqur kur pësojmë gola të tillë”.

Ndërprerja e kampionatit – “Është e mirë për ne, pasi Shameti, Hallaçi, dhe Zeqiri me Hallaçin do të jenë gati. Mund të them se do të luajmë më në fund me një ekip të plotë”.

Ultimatum para ndeshjes – “Jo, nuk kemi pasur asnjë të tillë, vetëm nga gazetat i marrim vesh. Ne punojmë qetësisht dhe nuk kemi pasur presion. Sot e dëshironim fitoren jo për ultimatume, por për të mos lëshuar terren ndaj Skënderbeut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online