Miliardat e Arabisë i vijnë në ndihmë edhe Asllanit, Al Nassr-i pranë firmës me mesfushorin e Interit

Klubet e Arabisë Saudite kanë nisur një fushatë të rëndësishme për të sjellë yje të futbollit në kampionatin e tyre. Pas Ronaldos dhe Benzemasë, tashmë pranë transferimit në ligën arabe është edhe Marcelo Brozoviçi.

Fabricio Romano bën me dije se Al Nassr-i është në negociata me Interin për të blerë kartonin e mesfushorit kroat. Ende nuk ka një shtërngim duarsh mes palëve, megjithëse bisedimet ende vazhdojnë, pasi vetë lojtari është i hapur për t’u veshur verdheblu.

Miliardat e Arabisë Saudite i vijnë kështu në ndihmë edhe Kristjan Allanit. Me largimin e Brozovicit nga Interi do të krijohen hapësira më të mëdha për të në mesfushën zikaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online