Klubet e Arabisë Saudite kanë nisur një fushatë të rëndësishme për të sjellë yje të futbollit në kampionatin e tyre. Pas Ronaldos dhe Benzemasë, tashmë pranë transferimit në ligën arabe është edhe Marcelo Brozoviçi.
Fabricio Romano bën me dije se Al Nassr-i është në negociata me Interin për të blerë kartonin e mesfushorit kroat. Ende nuk ka një shtërngim duarsh mes palëve, megjithëse bisedimet ende vazhdojnë, pasi vetë lojtari është i hapur për t’u veshur verdheblu.
Miliardat e Arabisë Saudite i vijnë kështu në ndihmë edhe Kristjan Allanit. Me largimin e Brozovicit nga Interi do të krijohen hapësira më të mëdha për të në mesfushën zikaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/