Milani është në situatë mjaft të vështirë me Donarumën, i cili nuk po bindet për të rinovuar kontratën. Mediat italiane flasin se ka një akord mes portierit të Milanit dhe Juventusit, për ta marë me parametra 0 në përfundim të kontratës, e cila mbaron në 30 qershor 2021. Por Maldinit i është sosur durimi dhe i ka vënë ultimatimum Donarumës, për rinovim të kontratës, përndryshe do të kërkojnë zëvendësimin e tij.
Mësohet se Milani ka nisur bisedimet me Lille për transferimin e portierit spanjoll Mike Magnan. Drejtori sportiv Gazidis dhe Maldini i kanë ofruar 25 vjeçarit një kontrstë 5 vjeçare, me një shifër prej 3 milionë eurosh në sezon. Kujtojmë që Lille po kalon një moment mjaft të mirë në Francë dhe Maignan shihet si zëvendësuesi i denjë i Donarumës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/